Në Shkodër, si pasojë e motit të keq, një masiv inertesh është shkëputur në aksin rrugor Breg Lumi-Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj.
Nga kjo ngjarje, janë bllokuar 5 automjete dhe 9 persona, transmeton Klankosova.tv
Përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
Strukturat po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike

