PDK zgjedh kryetarin e ri, kush do ta drejtojë partinë pas Memli Krasniqit?

by informim peje

Të mërkurën thirri konferencë të jashtëzakonshme për media.

Para gazetarëve, Memli Krasniqi, njoftoi se dha dorëheqje nga pozita e të parit të Partisë Demokratike të Kosovës.

banner

Menjëherë pas kësaj, Krasniqi njoftoi se konventa e radhës e partisë, do të mbahet me 17 nëntor (Sot).

Madje, tregoi edhe preferencën, për pasuesin e tij. Bedri Hamza, mbetet emri më i përfolur, që ta marrë timonin e partisë më të madhe opozitare.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Hamza.

Thirrja e konventës për të hënën, u kritikua nga ish-kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit, tha se një konvente përmbajtjesore, nuk mund të mbahet për një kohë kaq të shkurtër.

“E ftoj z. Hamza që të dalim dhe debatojmë, javën e ardhshme. Hajde, të vendosim një standard të ri”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se gara për kryetar të PDK-së nuk guxon të trajtohet si proces i vogël, por duhet të trajtohet si ngjarje e madhe politike që ka rëndësi për gjithë Kosovën, sepse sipas tij, e tillë është.

Se kush do ta marrë udhëheqësinë e kësaj partie, do të kuptohet vetëm pas disa orëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy