Spalletti beson te Zhegrova, Edoni do të ketë më shumë minutazh te Juve

by Nexhat

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka shprehur besim të madh në yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Sipas mediave italiane, Spalletti planifikon t’i japë më shumë hapësirë 26-vjeçarit pas rikthimit nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës.

banner

Gjatë periudhës së pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Spalletti ka punuar në përsosjen e sistemit të tij të lojës, ku Zhegrova shihet si një element me shumë potencial, sidomos në skemat 4-3-3 dhe 4-2-3-1.

Trajneri vlerëson aftësitë teknike të sulmuesit anësor dhe beson se ai mund të shpërthejë gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Zhegrova nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm që nga transferimi nga Lille për rreth 20 milionë euro, kryesisht për shkak të lëndimit dhe rikuperimit fizik. Megjithatë, tek klubi torinez pritet shumë nga reprezentuesi i Kosovës.

Në ndeshjen e fundit të Juventusit, barazimin 0-0 ndaj Torinos, Zhegrova u aktivizua në minutën e 65-të, ndërsa këtë të shtunë pritet të ketë rol më të madh në sfidën e vështirë ndaj Fiorentinës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy