Takim Osmani-Otte, fokus në avancimin e standardeve demokratike në Forcat e Sigurisë

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe institucioneve të saj, si Bundestagu dhe Bundeswehr-i, në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të procesit të tranzicionit dhjetëvjeçar.

banner

“Presidentja Osmani dhe z. Otte diskutuan gjithashtu mundësitë për të rritur bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve të komisionerëve parlamentar të forcave tona respektive, përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, gjithmonë në funksion të forcimit të mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencës, si dhe të avancimit të standardeve demokratike në forcat e armatosura”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani ritheksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet partner strategjik i Kosovës në fushat e paqes, sigurisë, zhvillimit dhe integrimit në NATO dhe BE.

Ajo rishprehu mirënjohjen e veçantë për të gjithë gratë dhe burrat ushtarakë të forcave të armatosura gjermane në KFOR dhe NALT, të cilët kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe të rajonit në përgjithësi.

“Në fund, Presidentja Osmani theksoi se edhe me themelimin e institucionit të Komisionerit Parlamentar të FSK-së dëshmohet se rruga jonë drejt NATO-s është e bazuar në standarde, përgjegjësi dhe vlera demokratike. FSK do të vazhdojë të zhvillohet dhe të avancojë me përkushtim, duke qenë shembull i një force mbrojtëse profesionale, etike dhe të përgjegjshme, plotësisht në zbatimin e misionit kushtetues dhe kompetencave ligjore”, përfundon njoftimi i Presidencës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy