Trajneri i ri i Suedisë në krizë para ndeshjes me Slloveninë

by Nexhat

Trajneri i Suedisë, Graham Potter, po përballet me krizë përpara ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Stockholm, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Skuadra suedeze ka shumë mungesa dhe rreziqe pezullimi, pavarësisht se tashmë ka siguruar vendin në ‘play-off’ përmes Nations League.

banner

Plot nëntë lojtarë suedezë janë me nga një karton të verdhë, dhe një tjetër karton kundër Sllovenisë do t’i përjashtonte nga gjysmëfinalja e ‘play-off’-it në mars. Një karton i kuq, varësisht nga shkelja, mund t’i sjellë pezullim prej një deri në tri ndeshje.

Përveç kësaj, skuadra ka pësuar edhe mungesa të tjera: Anthony Elanga është larguar për arsye personale, Emil Holm është jashtë për shkak të një lëndimi, ndërsa portieri Viktor Johansson nuk ka stërvitur dhe po vlerësohet nga stafi mjekësor. Para tyre, Lucas Bergvall dhe Hugo Larsson janë larguar nga grumbullimi.

“Po rikuperohet. Do të shohim si reagon dhe pastaj vendosim çfarë është më e mira për ne”, ka thënë Potter për gjendjen e Johansson, i cili është një nga lojtarët me karton të verdhë. Në listën e rrezikut janë edhe: Emil Krafth, Gustaf Lagerbielke, Isak Hien, Alexander Isak, Alexander Bernhardsson, Emil Forsberg, Yasin Ayari dhe Jesper Karlstrom.

Trajneri anglez e ka pranuar se do të ketë vendime të vështira për të marrë: “Së pari duhet të shohim cilët lojtarë janë të gatshëm pas rikuperimit nga ndeshja e së shtunës. E dimë që ndeshja e marsit është shumë e rëndësishme, por duam ta mbyllim grupin me një rezultat pozitiv”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy