Albert Krasniqi thotë se seanca e thirrur nga pushteti në ora 11:00 është e paligjshme dhe antikushtetuese

by Nexhat

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër në ora 11:00 është e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

“Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër, vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë, është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.”

banner

Ai ka thënë se nëse çështjet që janë në rend dite do të merreshin me seriozitet, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për 10 muaj me radhë.

“Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë.”

Krasniqi shton se kjo seancë nuk është zgjidhje por një manocër politike e pushtetit. Që sipas tij i është bashkuar edhe presidentja Osmani.

“Kjo seancë nuk është zgjidhje por është një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të pëballet vendi. Thirrjet për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje. Ato janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor. Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike – një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy