Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e së mërkurës të orës 11:00, e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme të thirrur nga Dimal Basha i Vetëvendosjes”, ka konfirmuar Çitaku për Nacionalen.
Edhe partitë e tjera opozitare, LDK, AAK dhe NISMA kanë konfirmuar mospjesëmarrjen.
Kjo pasi thonë se është thirrur pa konsultim me partitë politike.

