Komuna e Ferizajt njofton për rrezik të vërshimeve: Qytetarë, kujdes!

by Nexhat

*Fotografia nga arkivi

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mund të ketë rrezik për vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

banner

Pos tjerash, përmes një postimi në Facebook, kjo komunë u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe ua ka parashtruar masat e kujdesit,

Komuna e Ferizajt ka kërkuar nga qytetarët që:

-Të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku ka grumbullim uji;

-Të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë;

-Të raportojnë çdo situatë të mundshme emergjente në numrat 192 dhe 193.

Ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuara në terren dhe po monitorojnë gjendjen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim të sigurimit të një reagimi të shpejtë dhe efektiv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy