Man United planifikon transferim të rëndësishme në mesfushë

by Nexhat

Klubi anglez, Manchester United po shqyrton mundësinë e blerjeve të reja në afatin kalimtar të dimrit, me synimin për t’i ofruar trajnerit Ruben Amorim përforcime të rëndësishme në repartin e mesfushës.

Sipas medieve britanike, në krye të listës së dëshirave të klubit anglez është mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson.

banner

22-vjeçari ka zhvilluar një gjysmë-sezoni shumë të mirë dhe shkathtësia e tij ka tërhequr interesimin e disa klubeve kryesore evropiane, përfshirë edhe Manchester United.

Objektivi tjetër i rëndësishëm është Carlos Baleba i Brighton. Megjithatë, negociatat me këtë klub pritet të jenë më të vështira, pasi Brighton e vlerëson lojtarin me një shumë që arrin deri në 100 milionë funta.

Ndërkohë, në sfond mbetet i fortë edhe interesi për Conor Gallagher, aktualisht pjesë e Atletico Madrid. United raportohet se po punon drejt një marrëveshjeje të mundshme huazimi për mesfushorin anglez.

Manchester United pritet të jetë ndër klubet më aktive në tregun e janarit, ndërsa Amorim kërkon të përforcojë skuadrën për fazën vendimtare të sezonit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy