Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një bilanc të situatës në terren sa i takon motit të keq që ka përfshirë vendin. Mësohet se situata paraqitet kryesisht e qetë. Si pasojë e reshjeve, në qarkun e Shkodrës u dëmtua aksi Breg Lumi-Theth.
NJOFTIMI
Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.
Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.
Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë

