Karim Benzema ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të mundshëm tek ish skuadra e tij Real Madrid. Në një intervistë të dhënë së fundmi francezi është shprehur se nuk e di nëse do të rinovojë kontratën me klubin e tij aktual Al-Ittihad. Kampionët e Arabisë saudite dhe sulmuesi ende duket se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të shtyrë bashkëpunimin mes tyre. Kujtojmë që ky është sezoni i 3 me Al-Ittiahad. Që kur Benzema ka lënë Evropës për tu transferuar në Arabinë Saudite, ai numëron plotë 75 ndeshje, teksa ka shënuar edhe 46 gola.
Kaq ka mjaftuar që mediat spanjolle të flasin tashmë për një mundësi reale të rikthimit të Benzemas në “Bernabeu”, me prestigjiozen “AS” që i ka kushtuar madje edhe hapësirën kryesore në faqen e parë. “Nuk mund të refuzoj një njeri si Fiorentino Perez, nëse ai më telefonon sigurishit do t’i përgjigjem”, ishin fjalët e sulmuesit francez që konfirmojnë qartësisht dëshirën e tij për tu rikthyer në Spanjë.
Benzema duket se gjithashtu nuk i ka mbyllur derën as një ftese të Francës. Në moshën 37 vjeçare një rikthim i tij në kombëtaren e “gjelave”, për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, mund të ishte qershia mbi tortë, për një mbyllje ashtu siç duhet të karrierës së një prej sulmueseve më të mirë të dy dekadave të fundit.

