Numri një i botës, Alcaraz, heq dorë nga ‘Davis Cup’, shkak lëndimi

by Nexhat

Numri një i botës, Carlos Alcaraz, ka hequr dorë nga finalet e “Davis Cup” për shkak të një lëndimi në kofshën e djathtë. Edema që ai pësoi e ka detyruar të mos marrë pjesë në turneun e fundit të këtij viti.

Pas konsultimeve me stafin mjekësor, Alcaraz vendosi të mos udhëtojë drejt Bologna-s, ku turneu zhvillohet nga 18 deri më 23 nëntor.

banner

Largimi i tij është një humbje e madhe për Spanjën, pasi vetëm pak ditë më parë nga ky turne kishte hequr dorë edhe Alejandro Davidovich, i renditur i 14-ti në botë.

Përfaqësuesja spanjolle do të përfaqësohet nga Jaume Munar dhe Pablo Carreno, të cilët do të ndeshen me Jiri Lehecka dhe Jakub Mensik.

Turneu premton duele të zjarrta, edhe pse Spanja do të duhet të garojë pa dy nga lojtarët e saj kryesorë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy