Zjarr në qendër të Zagrebit, digjet “Kulla e Çokollatës”

by Nexhat

Një zjarr masiv shpërtheu në një rrokaqiell të rëndësishëm në qendër të kryeqytetit kroat, Zagreb, të martën, duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht ndërtesën, por pa lënë viktima.

Ndërtesa e njohur si Kulla Vjesnik u emërua sipas një gazete të njohur që botohej atje për dekada të tëra, së bashku me gazeta dhe revista të tjera të njohura, deri rreth 12 vjet më parë.

banner

Zjarri filloi pranë majës së ndërtesës 16-katëshe dhe u përhap shpejt poshtë, duke penguar rreth 100 zjarrfikës të hyjnë, thanë mediat kroate.

Ndërtesa, e modeluar sipas ndërtesës së zyrave Lever House në Park Avenue të Manhattanit, e njohur edhe si Kulla e Çokollatës, ishte pothuajse plotësisht bosh kur shpërtheu zjarri afër mesnatës së së hënës.

Zjarri dukej se ishte shuar deri të martën pasdite, megjithëse konstruksioni prej metali dhe betoni ende po digjej. Shkaku i flakëve mbetet i panjohur, sipas autoriteteve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy