Deliu e quan Albulena Haxhiun “e mjerë”, thotë se për karrigen e saj mbrojti Kusari-Lilën kur ishte në harmoni me Radojçiqin

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur nënkryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun si e “mjerë”.

Deliu tha se Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin.

banner

“Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin. Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu akuzon edhe Salë Jasharin e familjes heroike të Prekazit “në harmoni të plotë” me Listën Serbe. E mjerë. Jo vetëm ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur ndonjëherë Kosovë”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Haxhiu ka pretenduar të mërkurën se partitë shqiptare të ish-opozitës janë në harmoni me Listën Serbe, pasi LVV dështoi ta formojë qeverinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy