Dy kombëtaret tona bëjnë histori, Mitaj zë vend mes yjeve të Europës

by jonzefaj

Mbrëmjen e djeshme përfunduan ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria dhe Kosova për herë të parë siguruan biletën për në fazën “Play-Off” të këtij turneu.

Të dyja skuadrat shkruan kështu emrin e tyre me “germa të arta” në historinë e futbollit, dhe padyshim që ky sukses nuk ka kaluar pa u vënë re nga “SofaScore”.

banner

Mario Mitaj është një nga futbollistët që u vlerësua nga “SofaScore” për paraqitjet e tij me Kombëtaren shqiptare. Talenti i kuqezinjve u zgjodh në formacionin më të mirë të kualifikueseve, duke u vendosur pranë yjeve europianë si Kevin De Bruyne dhe Kylian Mbappé.

Mbrojtësi i Shqipërisë mori notën 7.62, duke treguar rëndësinë e tij në formacionin e Sylvinhos. Mitaj është një element kyç në krahun e mbrojtjes, duke e bërë të pamundur për kundërshtarët ta kalojnë dhe duke demonstruar aftësi të jashtëzakonshme mbrojtëse. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy