LDK nuk merr pjesë në seancë; Zemaj e quan proces të papërgjegjshëm dhe jologjik

by informim peje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në konferencën për media, ka thënë se kjo e fundit është më legjitime se sa seanca e thirrur nga Vetëvendosja për në orën 11:00.

Ai ka thënë edhe se kjo seancë ‘’është treni i fundit’’ për të fshehur mungesën e numrave që VV’ja ka, dhe në mënyrë që kjo e fundit, dhe lideri i saj, Albin Kurti, të ‘’zhveshën’’ nga përgjegjësia e dështimit, shkruan Gazeta Express.

banner

“Po ju drejtohem përmes konferencë e cila është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11 nga VV-ja. Një seancë e cila është një mjet popullist dhe veprim politik më të cilin VV’ja është mësuar të veprojë. Për të fshehur mungesën e numrave, sot po provohet treni i fundit, një seanca jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues. Vetëm që Kurti dhe VV’ja të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të saj”, ka deklaruar ai.

Më tej, Zemaj bëri të ditur se LDK s’merr pjesë në këtë seancë të cilën e cilësoi si “proces të papërgjegjshëm”.

“LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. LDK refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën VV po tenton sërish të përdor institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy