Rrebeshe, bubullima dhe rrezik vërshimesh – çfarë pritet të mërkurën

by informim peje

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

banner

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, pritet të përkeqësohet gjendja nga vërshimet, sidomos në ato zona të cilat janë goditur tashmë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-29 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy