Shirat e dendur, nga IHMK japin detaje për sasinë e reshjeve këto dy ditë në Kosovë

by informim peje

Kosova është përfshirë nga reshje të shumta shiu këto dy ditë.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për sasitë e reshjeve. Ai ka thënë se sasitë e reshjeve të shënuara në territorin e Kosovës deri më tani janë nga 35mm në veri , deri 89mm në jug.

banner

Aliu ka thënë se kanë më pak sasi të reshjeve, por si mesatare në gjithë territorin janë afërsisht 60mm. Po ashtu, Aliu ka bërë të ditur se reshjet do të vazhdojnë herë pas here por me intensitet më të ulët, duke mos e përfshirë gjithë territorin

“Sasitë e reshjeve të shënuara në territorin e Kosovës deri më tani janë nga 35mm në veri , deri 89mm në jug. Pjesët tjera kanë më pak sasi të reshjeve, por si mesatare në gjithë territorin janë afërsisht 60mm.

Reshjet do të vazhdojnë herë pas here por me intensitet më të ulët, duke mos e përfshirë gjithë territorin!”, ka shkruar Aliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy