“The Beast In Me” bëhet hiti i ri i Netflix, shikuesit e quajnë serialin më të mirë të vitit

by jonzefaj

Seriali i ri i Netflix, The Beast In Me, po fiton popullaritet të madh dhe shikuesit e kanë quajtur “serialin më të mirë që kanë parë prej kohësh”.

Thrilleri me ritëm të shpejtë dhe atmosferë të errët po kryeson listat globale falë historisë së tij intensive që rrotullohet rreth një marrëdhënieje toksike.

banner

Në qendër të ngjarjes është Aggie Wiggs, e luajtur nga Claire Danes, e cila lidhet me Nile Jarvis (Matthew Rhys), një burrë i akuzuar dikur për vrasje, një obsesion që shndërrohet në rrezik. Seriali ngre pyetjen: “Kur ndjek përbindëshin, çfarë bëhesh vetë?”.

Pavarësisht se është publikuar prej më pak se një jave, ai ka marrë vlerësime të larta: 7.5/10 në IMDb dhe 83% në Rotten Tomatoes. Brittany Snow dhe Natalie Morales plotësojnë kastin e serialit psikologjik amerikan, shkruan DailyMail.

Kritikët dhe shikuesit kanë dhënë komente shumë pozitive, duke e përshkruar si “shikim të pandërprerë”, “thriller inteligjent”, me aktrim të shkëlqyer dhe kimi të fortë mes aktorëve kryesorë.

The Guardian e quajti “thriller të tensionuar të nivelit të lartë”, ndërsa Vanity Fair e përshkroi si “një lojë elegante maceje me miun”.

Claire Danes, në një intervistë me Netflix, tregoi se sfida më e madhe e rolit ishte paraqitja e një gruaje të mbyllur në vetvete dhe të paralizuar nga dhimbja. Regjisori Antonio Campos, sipas saj, ndihmoi në sjelljen e këtij tensioni në ekran.

Ndërkohë, fansat tashmë po kërkojnë një sezon të dytë, pavarësisht se seriali është konceptuar fillimisht si i limituar. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy