Urimi i Kurtit për Hamzën, servizilëm dhe arrogancë politike

by informim peje

Pas përfundimit të deklaratës së mbrojtjes në Hagë, pritet tashmë vendimi i Gjykatës lidhur me ish krerët e UÇK të cilët mbahen në paraburgim prej 5 vitesh.

Nait Hasani nga PDK e komentoi për abcnews si një proces politik dhe se kjo çështje duhet të mbyllet me pafajësinë e ish krerëve.

banner

“Dëshmia e Clark ishte tejet e rëndësishme.

Është një proces politik dhe duhet të mbyllet, duhet të shpallet pafajësia e tyre. Uçk është një organizatë për çlirimin e Kosovës dhe jo një organizatë kriminale”.

Më tej, Hasani komentoi zgjedhjen e Bedri Hamzës në krye të PDK ku tha se është një frymë e re. Hasani tha se urimi i Kurtit për Hamzën ishte servilizëm dhe arrogancë politike. Deputeti tha se asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga Albini për bashkëpunim, por urimi i tij vjen për shkak të votave në seancën e nesërme.

“Zgjedhjet e reja brenda PDK është një frymë e re dhe një mundësi që t’I dhënë zgjidhje rrethanave politike deri më tani në Kosovë. Takimi tregon papërgjegjshmërinë politike të Albinit në 9 muaj pa qeverisje. Po tregon forcën e institucionit të pushtetit dhe mospërfilljen.

Zgjedhjet duhet të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe arritjen e marrëdhënieve diplomatike me ndërkombëtarët.

Urimin e Kurtit unë e lexova si një servilizëm dhe përfitim të tij për votat në seancën e nesërme. Asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga Albini për një bashkëpunim, kjo tregon që ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë për servilizëm. E shoh si një arrogancë politike dhe kjo gjë nuk pranohet në Partinë Demokratike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy