Zelenski në Turqi për paqen, Rusia nuk merr pjesë, mohon pretendimet për plan të fshehtë me SHBA

by informim peje

Teksa Rusia përshkallëzon ndjeshëm bombardimet ndaj Ukrainës, presidenti Volodimir Zelenski gjendet në Turqi në një përpjekje për të rigjallëruar negociatat e paqes.

Moska dhe Kievi nuk kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta që prej një takimi në Stamboll në korrik.

banner

Përpjekjet për të ringjallur negociatat e paqes kanë marrë hov të ri edhe pse Moska nuk ka dhënë sinjale për ndryshim në kushtet që do të çonin në fundin e luftës.

Kremlini hodhi poshtë pretendimet e medias Axios se zyrtarë rusë dhe amerikan po diskutonin në fshehtësi mbi një plan të SHBA prej 28 pikash për ti dhënë fund luftës.

Moska nuk ka dërguar përfaqësues në Turqi, por ka thënë se është e hapur të diskutojë mbi rezultatet e bisedimeve me palën turke dhe amerikane.

Në prag të bisedimeve në Turqi, Zelenski tha se do të diskutonte me presidentin Erdogan se si të vendosej një paqe e drejtë në Ukrainë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy