7 orë “ngujim” në Kryeministri, Balluku nuk del nga ndërtesa qeveritare, largohet Rama

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama largohet nga selia e Kryeministrisë. Mësohet se kreu i qeverisë për 7 orë me radhë bisedoi me zëvendësen e tij Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO që e pezulloi atë nga detyra.

Ndërkohë, burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se makina e Ballukut ndodhet ende pranë ambienteve të Kryeministrisë.

banner

Zv/kryeministrja e pezulluar nga detyra ndodhet në selinë qeveritare prej orës 12:15 minuta të kësaj të enjte.

Po sipas burimeve, takimi i Ramës me Ballukun është shoqëruar me debate me tone të larta. Vendimi i GJKKO që e pezullon atë nga detyra pamundëson ushtrimin e funksioneve nga Balluku. Mësohet se kryeministri Rama i ka kërkuar asaj dorëheqjen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy