‘‘A po i shërbeni VV’së’’, Osmanit s’i pëlqen pyetja, thotë se po i bëhet vetëm se është grua: Është ofenduese

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani para gazetarëve përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka caktuar datën e 28 dhjetorit për zgjedhjet e jashtëzakonshme paralamentare.

Gjatë konferencës, ajo është pyetur se nëse ajo ‘’me vetëdije ose pa vetëdije, pa dashje’’ është duke i ‘’shërbyer’’ Lëvizjes Vetëvendosje, duke ia dhënë mandatarin e dytë, dhe pastaj duke caktuar këtë datë për zgjedhje.

banner

Ndaj kësaj, Osmani ka reaguar ashpër, duke thënë se një pyetje e tillë s’do i bëhej një burri sipas saj, por vetëm një gruaje.

‘’Kjo është një pyetje ofenduse, që unë jam e bindur që t’i kurrë një burri nuk do të ia kishe bërë. Sepse ti kurrë një burri nuk i thua a po vepron pa vetëdije, një pyetje të tillë ia bëni vetëm një grua. Dua ti sigurojë qytetarët e Kosovës që asnjë vendim përgjatë gjithë karrierës time nuk e marrë pa vetëdije, pra e kam marrë vetëdije të plotë, me besim të plotë, që ky vendim është në interes të Kosovës.

E dyta, të gjitha partitë kanë thënë që nuk janë kundër mërgimtarëve, s’janë kundër mërgatës. Pra pse ju po paragjykoni që mërgata është vetëm në favor të një partie’’, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy