Abdixhiku për zgjedhjet e 28 dhjetorit: “Fillon një faqe e re për vendin”

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një thirrje drejtuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor. Në deklarimin e tij, Abdixhiku e cilëson këtë moment si “hapjen e një faqeje të re për Republikën”, duke theksuar se vendi ka hyrë në një fazë të mundshme ndryshimi pas, siç i cilëson ai, “viteve të lodhjes dhe ngecjeve”.

Sipas kryetarit të LDK-së, shpallja e zgjedhjeve shënon fundin e një periudhë pasigurie dhe hapjen e një mundësie për një drejtim të ri politik. Ai thekson se shpresa dhe pritjet e qytetarëve “kanë një adresë”, duke nënvizuar se ndryshimet në vend varen nga mobilizimi qytetar.

banner

Në mesazhin e tij, Abdixhiku e përshkruan 28 dhjetorin jo thjesht si ditë zgjedhjesh, por si një moment për t’u përcaktuar se “kush duam të jemi si vend dhe si popull”. Ai i bën thirrje qytetarëve të angazhohen në proces, duke e cilësuar rrugëtimin e LDK-së si të mbështetur në një “program serioz” dhe një “ekip të përgatitur”.

Abdixhiku rikujton rolin e mërgatës dhe të qytetarëve brenda vendit, duke e vlerësuar bashkimin e tyre si thelbësor për, siç thotë ai, “hapjen e një kapitulli të ri të Republikës”. Ai përsërit orientimin euroatlantik si drejtim të domosdoshëm politik dhe kërkon që qeverisja e ardhshme të fokusohet te ndërtimi, bashkimi dhe rritja e dinjitetit institucional.

Në përfundim, kreu i LDK-së e quan zgjedhjet e fundvitit “fillimin e një epoke të re” dhe u kërkon qytetarëve të marrin pjesë në procesin demokratik për të “sillë dritë Republikës”.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 28 dhjetor, ndërsa subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për fushatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy