Bajram Gecaj me ironi të mprehtë për deklaratat e Presidentes Osmani: “Sherifja shantazhuese”

by engel

Analisti politik Bajram Gecaj ka shpërthyer me tone ironike dhe kritike ndaj një deklarate të Presidentes Osmani, duke e quajtur atë një përzierje të rrezikshme mes shantazhit politik dhe arrogancës institucionale. Në një reagim të shkurtër, ai pyet se si do të mund të kategorizohej fjalia e saj: poshtërsi, shantazh, kërcënim, papërgjegjësi apo autokraci – apo ndoshta, siç thotë ai, “të gjitha së bashku”.

Gecaj i referohet deklaratës ku Presidentja kishte thënë:
“Ata që akuzojnë pa lexuar, pa analizuar dhe pa menduar gjatë, është mirë të mendojnë që do të vijnë edhe pas zgjedhjeve te unë për të kërkuar mandatin, kushdo që e fiton.”

banner

Sipas tij, një deklaratë e tillë nuk është thjesht lapsus politik, por një paralajmërim i hapur që institucionet po përdoren si mekanizma presioni. Analisti e ironizon duke e quajtur “Sherife”, një metaforë për pushtetin e tepruar që, në vend se të garantojë procesin, tenton të frikësojë të njëjtët aktorë që duhet t’i shërbejë.

“Mandatin, moj Sherife, nuk e jep zyra jote. Mandatin e japin votat e qytetarëve,” shkruan Gecaj, duke shtuar se roli i saj është thjesht procedural – “si një pjatë ku servohet gjella, por që nuk e përcakton as shijen e as përbërjen”.

Me një dozë të fortë ironie, ai thotë se keqpërdorimi i këtij pozicioni tashmë është aq i dukshëm, sa edhe “zogjtë e malit e dinë”, duke nënvizuar se deklaratat e tilla nuk përkojnë me një proces demokratik, por me një qasje që i ngjan më shumë kontrollit personal sesa detyrës institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy