Dështimi për ta zgjedhur Kryeministrin, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me Presidenten Osmani

by informim peje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma Socialdemokrate do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqenëse as mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë e re.

Takimi do të mbahet 10:30.Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë takim.

banner

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka konfirmuar këtë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online.

Se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takim, e ka konfirmuar Kushtrim Xhemaili.

Po ashtu, deputetja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se ftesës së Presidentes do t’i përgjigjen pozitivisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy