Fajde në Mitrovicë: 37-vjeçari bie në pranga gjatë kryerjes së veprës

by informim peje

Policia në Mitrovicë mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar për fajde me inicialet R.G, i cili u kap në flagrancë.

Lidhur me të dyshuarin 37-vjeçar, forcat e rendit bëjnë me dije se kanë zhvilluar hetime intensive për përfshirje e tij në veprën penale të ‘Fajdesë’ .

banner

“Më datën 19.11.2025 rreth orës 19:00 është arritur që të arrestohet personi i dyshuar R.G., (1988), i cili në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej.

Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në një njoftim të policisë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy