Hamza: Kërkuam që zgjedhjet e reja të mbahen më 21 dhjetor, si PDK s’kemi vija të kuqe për asnjë parti

by Nexhat

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit dhe se së shpejti pritet shpallja e zgjedhjeve të reja,

Hamza ka thënë se si kryetar i PDK-së ka shprehur qëndrim për mbajtje të zgjedhjeve me datën 21 dhjetor, për të fituar një javë kohë.

banner

Ai ka thënë se për shtyrjet e ndodhura përgjatë kësaj periudhe, barra bie mbi LVV-në.

 “Data për zgjedhje të jetë data 21. Për shkak se kemi pas shtyrje të vazhdueshme që bie mbi barrën e LVV dhe vendi ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione. Nuk shkon në të njëjtën kohë edhe urgjencë për krijimin e institucioneve dhe të caktosh datën e më vonshme”, ka thënë Hamza.

“Jam optimist që do të kemi krijim të shpejt të institucioneve pas zgjedhjeve”, është shprehur ai.

Sa i përket koalicioneve, Hamza ka thënë se s’kanë vija të kuqe për askënd.

“Unë si kryetar dhe si PDK, s’kemi vija të kuqe për askënd”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy