Hamza mesazh Osmanit: Vendimi për datën e zgjedhjeve të merret në bazë të neutralitetit institucional

by Nexhat

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media pas takimit me presidenten, ka thënë se kërkojnë që zgjedhjet e reja të mbahen me datën 21 dhjetor, për të fituar një javë kohë dhe për të mos i shkuar në ekstrem afatit kushtetues.

Ai ka potencuar që vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të udhëhiqet nga parimet e neutralitetit, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë.

banner

Postimi i plotë;

 Integriteti i zgjedhjeve fillon me përcaktimin e drejtë të datës së tyre, prandaj vendimi i presidentes Osmani ka rëndësi vendimtare.

Vendi ynë ka nevojë për zgjedhje me integritet të plotë dhe jo për kompromise që cenojnë besimin e qytetarëve, i cili duhet të jetë mbi çdo interes politik.

PDK-ja kërkon që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret duke u udhëhequr nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy