Krerët e partive thonë se Presidentja e ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Këtë e konfirmuan liderët partiakë që ishin në takim me Osmanin në deklarimin e tyre për media

banner

“Presidentja e Republikës së Kosovës bazuar edhe në zhvillimet e seancës së djeshme ku edhe mandatari i dytë nuk arriti t’i sigurojë votat, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, tha kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

Po ashtu, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi se Osmani ka nënshkruar dekretin për shpërndarje të Kuvendit.

Kryetari i Guxo, Faton Peci, tha se presidentja prapë ka pasë një kërkesë për partitë politike që sot të kishte edhe një seancë të radhës për t’i adresuar “disa prej problemeve” që rrezikojnë kategori të caktuara të mbesin pa paga”.

“Presidentja nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të firmosë shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe dihet tashmë se me automatizëm shkojmë në zgjedhje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy