Pas shpalljes së zgjedhjeve, Prattipati në zyrë te Osmani, Presidenca jep detaje

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Presidenca tha se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

banner

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike. Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik”, thuhet në njoftim.

Osmani caktoi datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojë qeverinë që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta më 9 shkurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy