Shkarkimi i Kelmendit nga KPK kritikohet nga Bashkimi Evropian: goditje për sundimin e ligjit dhe integrimin evropian

by informim peje

Ditën e sotme, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Për këtë ka reaguar zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Nga këta të fundit është thënë se shkarkimi i Kelmendit, e pengon reformën e domosdoshme të KPK-së.

banner

Po ashtu, në reagim, është deklaruar se ky shkarkim, minon progresin e Kosovës në rrugën drejt BE-së.

‘’Shkarkimi i sotëm i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit nga #KëshilliProkurorial i Kosovës pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të KPK-së dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

Ai gjithashtu minon progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së’’, thuhet nga BE.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy