Vazhdojnë luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e Pokrovskut

by Nexhat

Larg planit të paqes, ushtria e Ukrainës ka thënë se forcat e saj po vazhdojnë sulmet ndaj Rusisë në vijën e frontit.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë, task forca lindore e Ukrainës tha se “operacionet e kërkimit dhe sulmit” dhe “eliminimi i armikut” vazhdojnë në qytetin e Pokrovskut, në rajonin e Donetskut.

banner

Në deklaratë thuhej gjithashtu se njësitë ushtarake të Ukrainës po organizojnë më shumë rrugë logjistike për në Pokrovsk dhe qytetin fqinj të Myrnohrad.

Kjo deklaratë vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi një video më herët sot që tregonte ushtarët e saj duke lëvizur lirshëm nëpër pjesën jugore të Pokrovskut, raportoi Reuters.

Siç tregon harta më poshtë, javët e fundit Moska ka shënuar përparime graduale përgjatë vijës së frontit, duke përfshirë edhe fushëbetejat kyçe si Pokrovsk

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy