13 vjet kërkim në xhungël: Shkencëtari qan kur më në fund sheh lulen fantazmë

by informim peje

Një prej bimëve më të rralla në planet, Rafflesia hasseltii, është zbuluar nga një ekip shkencëtarësh në pyjet tropikale të Sumatrës, Indonezi — një zonë ku, sipas Universitetit të Oksfordit, tigrat e shohin më shpesh këtë lule sesa njerëzit.

Një ekip i udhëhequr nga Dr. Chris Thorogood i Kopshtit Botanik të Oksfordit udhëtoi ditë e natë nëpër terrenin e vështirë të pyjeve të mbrojtura, habitat natyral i tigrave të rrallë të Sumatrës.

banner

Qëllimi: të gjenin Rafflesia hasseltii, një specie parazitare e njohur për pamjen e saj unike dhe për faktin se shumë pak njerëz në botë e kanë parë të çelë.

Sipas raportimit të CNBC dhe videos së publikuar nga Universiteti i Oksfordit në TikTok, momenti i gjetjes së lules ka qenë emocional. Në video shihet ekspertit indonezian Septian Andrikithat teksa shpërthen në lot, pasi kishte kaluar plot 13 vjet duke kërkuar këtë lule jashtëzakonisht të rrallë.

“Pak njerëz e kanë parë ndonjëherë këtë lule, dhe ne, çuditërisht, e pamë të hapur gjatë natës,” tha ekipi në deklaratën e tyre. Dr. Thorogood e përshkroi takimin me Rafflesia hasseltii si “një përvojë që të ndryshon jetën”.

Rafflesia hasseltii rritet vetëm në disa zona të thella të pyjeve tropikale, të cilat ruhen rreptësisht nga tigrat e Sumatrës. Për këtë arsye, aksesimi i zonës kërkon leje të posaçme, ndërsa gjasat për ta parë lulen në çastin e hapjes janë tejet të ulëta.

E njohur ndryshe edhe si cendangan muca rimau, që përkthehet “kërpudha me fytyrë tigri”, kjo bimë parazitare i përket gjinisë Rafflesia dhe është e famshme për mënyrën unike të zhvillimit dhe pamjen e saj të rrallë.

Gjetja e saj shënon një nga dokumentimet më të rëndësishme botanike të viteve të fundit, ndërsa emocionet e ekipit pasqyrojnë vështirësinë dhe magjinë e këtij zbulimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy