Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se AAK-ja nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik. Sipas saj, pas zgjedhjeve do të ishte mirë që të zgjedhjet një Qeveri pa LVV-në.
‘’Kemi thënë se ne do të garojmë të vetëm në zgjedhje. AAK-ja nuk do të ketë koalicione parazgjedhore. Jemi të përgatitur për zgjedhje sepse nuk e kemi ndalur fushatën e zgjedhjeve. Kish qenë mirë që të formohet një Qeveri pa LVV-në për shkak të disa dështimeve që kanë pasur brenda këtyre pesë viteve të qeverisjes”, tha Kadrijaj. /rtv21

