Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio”, fundjavë spektakolare në Seria A

by Nexhat

Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS.

Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve të dielën, në orën 20:45, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën sërish. Këtë herë për javën e 12-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë.

banner

“Zikaltrit” dhe “Djajtë e Kuq”, dy rivalët e përjetshëm, të dy në garë për kreun e SERIE A, i pret një tjetër sfidë.

Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është dueli i njëmijë e një emocioneve dhe aty shkohet vetëm për të fituar

Por është edhe ndeshja më e shumëpritur nga të gjithë fansat shqiptarë të futbollit Italian, ku tifozeria shkon përtej ngjyrave të një fanelle.

Por kjo fundjavë është e mbushur me emocione dhe “Il Calcio” do të dhurojë spektakël marramendës jo vetëm me “Derbi della Madonnina”. Të shtunën, Juventusi udhëton drejt Firenzes për t’u përballur me Fiorentinën në një fazë tejet të vështirë në kampionat, kurse Napoli kampion pret në “Diego Armando Maradona” Atalantën e Berat Gjimshitit, që kërkon të rikthehet sërish te shkëlqimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy