‘Gratë tona po lindin shumë pak’ – Erdogan shpërthen: Fajin e ka komuniteti LGBTQ+

by informim peje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi ashpër komunitetin LGBTQ+, duke e quajtur “të neveritshëm”, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e madh të rënies së lindshmërisë në Turqi.

Duke e lidhur drejtpërdrejt uljen e numrit të lindjeve me “ndikimet e huaja”, Erdogan deklaroi se do marrë masa të ashpra kundër këtij komuniteti.

banner

“Gratë tona lindin shumë pak fëmijë, po përjetojmë një katastrofë të vërtetë. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër perversiteteve dhe rrjeteve të tilla si LGBTQ+. Nuk do të lejojmë as më të voglin kompromis, as lëshim apo dobësim”,- tha presidenti turk.

Ai shtoi se ritmi i rritjes së popullsisë turke po bie ndjeshëm dhe se shkalla e fertilitetit ka zbritur nën nivelin e vetë-riprodhimit të popullsisë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TÜİK), shkalla totale e fertilitetit vitin e kaluar ishte vetëm 1,48 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2,10 që nevojitet për të mbajtur popullsinë stabile.

“Kambanat e alarmit po bien fort për të ardhmen tonë. Kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj”-, përfundoi Erdogan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy