Lista Srpska pret Ambasadorin Bjornstad, flasin për mundësinë që Norvegjia ta mbështes punën e komunave në Veri

by Nexhat

Ambasadori norvegjezë, Arne Bjornstad, gjatë ditës së sotme është takuar me anëtarë të Listës Srpska.

Njoftimi është bërë nga kjo e fundit, ku është shtuar se gjatë takimit ata kanë diskutuar për pozitën e serbëve dhe ‘’ sfidat me të cilat përballen kryetarët e zgjedhur, veçanërisht në komunat e veriut’’.

banner

Postimi:

Sot, me shokun tim dhe kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç, zhvillova një takim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjornstad.

Diskutuam për pozicionin e popullit serb dhe sfidat me të cilat përballen kryetarët e zgjedhur, veçanërisht në komunat e veriut.

Gjithashtu, shqyrtuam mundësitë që Ambasada e Norvegjisë dhe Mbretëria e Norvegjisë në periudhën e ardhshme të mbështesin punën e administratave të reja komunale dhe, rrjedhimisht, të përmirësojnë kushtet në të cilat jetojnë qytetarët tanë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy