PEJË/ Zjarri në një banesë, hospitalizohen 13 persona shkaku i tymit, gjendja e tyre jashtë rrezikut për jetë

by Nexhat

Spitali i Pejës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot kanë pranuar 13 pacientë me probleme me frymëmarrje që dyshohet se janë shkaktuar nga tymi një zjarri të ndodhur në një banesë të qytetit.

7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit e Pejës.

banner

Spitali i Pejës ka njoftuar se pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy