Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ushtria ruse do të pushtojë më shumë territor nëse Ukraina refuzon planin e SHBA-së.
Ai tha se Ukraina dhe aleatët e saj evropianë ende ushqejnë iluzione për humbjen strategjike të Rusisë.
“Ne i kemi informuar në detaje të gjithë miqtë dhe partnerët tanë në Jugun Global, përfshirë Kinën, Indinë, Korenë e Veriut, Afrikën e Jugut, Brazilin dhe shumë vende të tjera, dhe, natyrisht, anëtarët e CSTO-së (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) për këto çështje. Të gjithë miqtë dhe partnerët tanë, do të doja të theksoja, secili prej tyre, të gjithë, mbështetën këtë marrëveshje të mundshme”, tha ai në një takim me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Ruse

