Real Madridi synon Dominik Szoboszlai, Perez gati për super-ofertë në janar

by jonzefaj

Real Madrid e ka nisur mbarë sezonin, si në La Liga, ashtu edhe në Champions League, por klubi i madh spanjoll gjithmonë mbetet në kërkim të lojtarëve, të cilët mund ta përforcojnë edhe më shumë.

Ideja e fundit vjen nga Anglia, saktësisht nga Liverpool. Presidenti Florentino Perez synon të sjellë në skuadër Dominik Szoboszlai. Sipas “El Chiringuito”, madrilenët do të përpiqen ta mbyllin këtë transferim në janar, edhe pse Liverpool mund të mos ketë në plan ta lëshojë futbollistin hungarez.

banner

Anglezët në fakt nuk po zhvillojnë një sezon të mirë dhe normalisht nuk do të dëshironin të privoheshin nga një lojtar kaq i rëndësishëm si Szoboszlai, i cili për më tepër ka kontratë deri në vitin 2028. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Real Madrid, gjithçka mund të ndodhë.

Mesfushori 25-vjeçar është një nga më të spikaturit në Europë dhe trajnerit Xabi Alonso do t’i bënte shumë punë. Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e dimrit, nëse hungarezi do të zbarkojë në Spanjë, apo do të vazhdojë të luajë për Liverpool.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy