Vuçiq mohon përfshirjen në ‘safarin e snajperëve’ në Sarajevë: Në Pale më dërguan vetëm se flisja gjuhë të huaj

by informim peje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar për raportimet që e lidhin atë me të ashtuquajturin “safari snajperësh”, një skandal ndërkombëtar që lidhet me vrasjet e dyshuara të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, ku thuhet se të huaj të pasur kanë gjuajtur me snajperë ndaj civilëve.

Vuçiq i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat, duke deklaruar se “nuk ka mbajtur kurrë snajper në duar” dhe se nuk ka dëgjuar më parë për ndonjë “safari” të tillë. Ai njoftoi se do të padisë gazetat që e kanë publikuar këtë akuzë.

banner

Presidenti serb tha se në atë kohë ishte dërguar në Pale vetëm për shkak se fliste një gjuhë të huaj.
“E shihni se si Bild u distancua me një pikëpyetje. Telegraf madje publikoi një pjesë të redaktuar të përgjigjes. Menduan se do kisha diçka për të fshehur. Nuk më njohin dhe nuk duan ta njohin të vërtetën,” deklaroi Vuçiq, sipas RTS.

Ai theksoi se kundërshtarët politikë kanë bërë “akuza edhe më të shëmtuara” ndaj tij gjatë viteve.

Akuzat ndaj Vuçiqit janë ngritur nga gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq, i cili ka paraqitur kallëzim në prokurorinë italiane. Autoritetet e Milanos kanë hapur tashmë një hetim për përfshirjen e qytetarëve italianë, rusë dhe amerikanë në këto aktivitete të dyshuara kriminale.

Sipas Margetiqit, Vuçiq – atëherë i ri dhe pjesë e një njësie paraushtarake të lidhur me Partinë Radikale Serbe – ka qenë i pranishëm në pozicionet e snajperëve në varrezat hebraike të Sarajevës, një prej pikave nga ku forcat serbe kishin goditur qytetin gjatë luftës. Raportimet për këtë u publikuan edhe nga “The Telegraph”.

Hetimet ndërkombëtare pritet të vazhdojnë, ndërsa Vuçiq këmbëngul se akuzat janë të fabrikuara dhe politikisht të motivuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy