Janina Ymerie ka vlerësuar si ‘’propagandë’’ deklarimet e Vjosa Osmanit, dhe Albin Kurtit për luftën ndaj krimit dhe çështjen e ‘’gjendjes së luftës’’, në emisionin EURO në TV7
Ymeri ka thënë se pas deklaratës së Osmanit për luftën ndaj ‘’900 bandave’’, ajo ka bërë një postim, ku ka pyetur se ‘’Çka u bë me Martin Berishajn’’.
‘’Kushtet janë tu u vërshtirsu, është tu u bë vështirë e më vështirë. Por propaganda është kësisoj a e din pse, se kur thotë ajo 900 banda veç unë jam tu udhëheq këtu, se këtu më krimi po shkon deri këtu. Ky thotë kjo është gjendja lufte. Edhe këtu hyn edhe gogoli i Listës Serbe. Gjitha këto janë propaganda. Me pas lexu presidentja, draft raportin e Komisioni Evropian, i kish ditë më mirë sa është progresi i reformave. Në draft raport thuhet studentët nuk pajisen me njohuri të mjaftueshme për punë, dhe ekonomia është aq shumë e varur prej bizneseve të vogla, sa që nuk janë të konkurueshme në treg evropian. Mënjëherë pas deklaratës së presidentes unë e kam bë një post edhe kam thënë: Mirë çka u bë pra me Martin Berishajn, Masi paska pas 900 banda e i paskan luftu. Çka u bë pra me pozitën e tij?
Vetëm nga Maqedonia, Kosova, qarkullimi i rrymës është rritë për të njëjtën përiudhë, do të thotë 1 janar dhe 21 nëntor, 2024 ka qenë 4.2 milionë, veç rrugë i këna pagu 2025, janë dhanë 17 milionë. 17 milionë rrugë i këna dhanë, veç rrugë’’, ka thënë ajo.
Ndryshe Osmani, pas kësaj deklarate, ka thënë se ajo e ka pasur fjalën për ‘’numrin rasteve’’ dhe jo numrin e bandave kriminale, në deklaratën e saj të dhënë për Politico, për luftën ndaj krimit.
‘’Ju e dini që dje kemi dhënë një sqarim, në intervistën që e kam dhënë janë bërë ndryshimet e nevojshme, në fakt çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve, sepse siç e thatë edhe ju, bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste qoftë të keqpërdorimit të votave, pastaj presionit të vazhdueshëm, futjes ilegale të armeve në Kosovë. Pra kam menduar për raste, dhe ka qenë diçka shumë e paqëllimshme që është bërë, menjëherë është bërë ndryshimi i nevojshëm te intervista. Ajo nuk ka dalë në mediat ndërkombëtare, kanë dalë vetëm disa pjesë, dhe kjo s’ka qenë asesi sepse jemi siguruar që jemi siguruar që të bëhet korreksioni zyrtar”, ka thënë ajo.

