Alarm i verdhë nga Instituti Hidrometeorologjik: Rrezik i shtuar vërshimesh sonte

by engel

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim me nivel të verdhë për reshje të dendura dhe rrezik potencial të vërshimeve, duke njoftuar se situata pritet të përkeqësohet gjatë mbrëmjes së së shtunës. Paralajmërimi përfshin disa prej rajoneve më të ndjeshme të vendit, ku parashikohet rritje e prurjeve të ujit dhe mundësi e vërshimeve lokale.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet intensive pritet të ndikojnë kryesisht në pjesën lindore të vendit, veçanërisht në Pellgun e Moravës së Binçës. “Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rënie, por reshjet e shiut që parashikohen të bien gjatë orëve në vijim do të rrisin prurjet nga zonat malore, duke rrezikuar që Lumi Morava e Binçës dhe degët e tij, përfshirë Kriva Rekën, të shkaktojnë vërshime,” thuhet në njoftim.

banner

Rreziku nuk kufizohet vetëm në lindje. IHMK paralajmëron se kushte të ngjashme mund të shfaqen edhe në veri-lindje (Pellgu i Llapit), në pjesën qendrore (sitnica), si dhe në jug (Pellgu i Lepencit), ku reshjet e pritshme mund ta komplikojnë situatën hidrometeorologjike.

Instituti thekson se moti është potencialisht i rrezikshëm, edhe pse fenomenet e paralajmëruara nuk janë të pazakonta për këtë periudhë. “Kini kujdes nëse planifikoni aktivitete të ekspozuara ndaj rreziqeve meteorologjike. Qëndroni të informuar dhe shmangni rreziqet e panevojshme,” thuhet tutje në paralajmërim.

Autoritetet rekomandojnë vigilencë të shtuar për banorët në zonat e rrezikuara dhe ndjekje të vazhdueshme të njoftimeve zyrtare për ndryshimet e mundshme në situatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy