Ambasadori palestinez: Palestina nuk e njeh Kosovën për shkak të ambasadës në Jerusalem

by engel

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka sqaruar arsyet pse vendi i tij ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke e lidhur direkt këtë qëndrim me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në një intervistë për Top Channel, ai theksoi se një veprim i tillë konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare, pasi Jerusalemi, sipas ligjeve ndërkombëtare, trajtohet si territor i pushtuar.

Mhanna bërë të ditur se kjo çështje është ngritur edhe gjatë takimit të tij me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku ka përsëritur se pozicionimi i Kosovës në këtë aspekt është arsyeja kryesore që Palestina nuk ka ndërmarrë hapin e njohjes së shtetësisë së saj.

banner

Megjithatë, diplomati palestinez la të hapur mundësinë e një ndryshimi të qëndrimit në të ardhmen. Ai nënvizoi se Palestina nuk ka asnjë kundërshti ndaj Kosovës si popull apo shtet, por se pengesa lidhet ekskluzivisht me pozicionimin diplomatik të Prishtinës në raport me Jerusalemin.

Ambasadori shtoi se marrëdhëniet e tij me ambasadorin e Kosovës në Tiranë janë të mira dhe se raportimet që e lidhnin qëndrimin palestinez me Serbinë janë të pasakta. Sipas tij, presidenti Mahmoud Abbas nuk e ka kushtëzuar kurrë qëndrimin e Palestinës me marrëdhëniet me Beogradin.

I pyetur për mundësinë e një vizite në Kosovë, Mhanna u shpreh i gatshëm që ta vizitojë vendin “në momentin e parë të mundshëm”, duke kujtuar se e kishte kaluar kufirin kosovar gjatë udhëtimit të tij të parë drejt Shqipërisë si ambasador.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy