Bosch u bën thirrje politikanëve: Kosova s’mund të ecë përpara pa kompromis dhe përgjegjësi

by engel

Pas shpërndarjes së Kuvendit dhe caktimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për 28 dhjetor, debati politik në vend vijon të jetë i nxehtë. Dështimi për të formuar institucionet brenda afateve kushtetuese dhe dy votimet e pasuksesshme për zgjedhjen e kryeministrit e lanë Kosovën në një ngërç të thellë institucional, duke hapur rrugën për rikthimin e qytetarëve në votime.

Në këtë situatë të tensionuar, ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar duke vënë theksin te përgjegjësia e klasës politike. Në një prononcim për Front Online, ai ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e kompromisit mes partive, të cilën e konsideron shkakun kryesor të krizës së tanishme.

banner

Sipas Bosch, interesat partiake kanë dominuar mbi ato shtetërore, duke e futur vendin në një spirale paqartësie. “Mesazhi im ka qenë gjithmonë i qartë: bëni kompromis dhe vendosni interesin e vendit mbi atë të partisë. Sidomos buxheti duhej të ishte miratuar,” u shpreh ai.

Mosmarrëveshjet e thella mes blloqeve parlamentare dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme çuan në pamundësinë e formimit të qeverisë së re. Situata u përkeqësua edhe më shumë nga dështimi në votimin e kandidatit për kryeministër, duke e lënë vendin pa qeveri funksionale dhe pa buxhet të miratuar.

Me vendimin për zgjedhje të reja, përgjegjësia për të zhbllokuar situatën tashmë kalon tek qytetarët, ndërsa thirrja e Bosch mbetet e qartë: kompromisi dhe përgjegjësia politike janë të domosdoshme që vendi të ecë përpara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy