Çfarë po përgatit Yll Limani? ‘TSN’ zbulohet më 18 dhjetor

by informim peje

Këngëtari Yll Limani me të vërtetë ka krijuar një mister të madh në llogarinë e tij në Instagram.

Fshirja e të gjitha postimeve, lënia e vetëm një sfondi vjollcë me inicialet “TSN”, dhe ndryshimi i fotos së profilit në të njëjtën ngjyrë, ka nxitur spekulime të shumta për një projekt të ri.

banner

Megjithatë, misteri ka marrë një kthesë konkrete! Sipas publikimit të fundit, Ylli ka zbuluar datën.

Publikimi në Instagram Story me inicialet “TSN” dhe data 18.12.2025 lë të kuptohet se projekti apo e fshehta do të zbulohet pikërisht në atë datë.

Një album të ri apo një këngë e re…. Pritet me interes të shihet se çfarë do të sjellë Ylli Limani me këtë projekt misterioz!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy