Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, tha se dëshmia e gjeneralit Wesley Clark në Hagë ishte tejet e qartë.
Madje, ai mendon se dëshmia e tij i ka vënë shtresën e fundit “tortës së dështimit”.
“Dhe kur shoh mbrapa gjithë rastin, të plotë, gjyqtarët u kanë dhënë prokurorëve secilën mundësi për ta provuar rastin e tyre, secilën mundësi! Dhe për mendimin tim, kanë dështuar! Dhe kur Gjenerali Clark erdhi e dëshmoi ata sikur i vendosën shtresën e fundit tortës së dështimit. Ai qe i qartë, preciz, ai dha informacionet që janë kritike për gjykatën dhe gjyqtarët dhe besoj se ata dëgjuan atë qe kanë nevojë të dëgjojnë”, deklaroi ai në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova.
Prosper tha se të gjithë ishin të vullnetshëm të ndihmojnë mbrojtjen me informacionet që kërkonte.
“Deshën ta bëjnë këtë sepse donin trajtim të barabartë, kështu që donin të tregonin se duan që e vërteta të dalë në dritë, por poashtu mendoj se ata e kuptonin se çfarë rrezikohej këtu”.
“Kemi mund të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Kombet e Bashkuara, OSBE-në, te këta shkuam ne. Mendoj se duhet t’u jemi mirënjohës dhe besoj se vullneti i tyre për të qenë të paanshëm, lejoi që e vërteta të dalë në shesh”, potencoi Prosper.

