Pas mesnatës të së premtes, objekti i “Royal Mall” në Prishtinë u përfshi nga një tym i madh.
Sipas burimeve të Klanit, banorët e zonës janë detyruar të evakuohen për shkak të situatës së krijuar.
Në vendin e ngjarjes kishin arritur disa njësi të zjarrfikësve, me qëllim neutralizimin e tymit.
Po ashtu, në terren ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës.
Deri në orët e mëngjesit të së shtunës, nuk ka ende informacione zyrtare nga Policia apo Shërbimi i Zjarrfikësve lidhur me shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

