Bajrami surprizon: Futbollisti më i shpejtë i Shqipërisë në kualifikueset “Qatar 2026”
Nedim Bajrami ka rezultuar futbollisti më i shpejtë i Kombëtares shqiptare gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, duke surprizuar edhe vetë stafin teknik.
Edhe pse njihet kryesisht për teknikën, aftësinë në driblim dhe pasimet e sakta, mesfushori kuqezi ka regjistruar shifra mbresëlënëse në aspektin fizik. Sipas të dhënave zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Bajrami ka arritur një shpejtësi maksimale prej 34.18 km/h, duke u renditur kështu si lojtari më i shpejtë i ekipit kombëtar në fushatë.
Ky rezultat e vendos Bajramin në të njëjtin nivel me shumë sulmues dhe anësorë të njohur europianë për nga shpejtësia, duke dëshmuar rritjen e tij të vazhdueshme në aspektin atletik.

